Alketa Vejsiu bën ëndrrën realitet, sërish në skenën e Sanremos

Stefano Coletta, drejtori i Rai Uno, pas shumë fjalëve se Sanremo nuk do të zhvillohej për shkak të COVID-19, i siguroi të githë se Festivali do të bëhet.

Pas kësaj, ka patur shumë spekulime dhe pyetje se kush do të jetë vitin e ardhshëm krah Amadeus në prezantim.

U përfol për shumë emra si Vannesa Incontrada apo Chiara Ferragni, por jo. Në krah të Amadeus, në Sanremo 2021 do të jetë Alketa Vejsiu.

“Siç e mbani mend mirë, Vejsiu bashkëprezantoi Sanremo-n vitin e kaluar, duke pushtuar të gjithë me elokuencën dhe familjaritetin e saj në skenë”, shkruan revista Donna Pop.

Ndërkohë, e përjavshmja Chi, shkroi:

Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e pranishme vitin e kaluar në Festivalin e Sanremos, do të jetë ndër paraqitjet në kast edhe në edicionin e ardhshëm, me një rol të sajin.

Ka ende një pyetje pa përgjigje:

Nëse Alketa do të kthehet përsëri në skenën Ariston apo do të drejtojë Dopo-festivalin (eventin pas Sanremos)?

“Për momentin nuk dihet asgjë më shumë, por një gjë është e sigurt: Vejsiu ka mbetur në zemrat e italianëve, të cilët janë gati ta presin me të njëjtën ngrohtësi si vitin e kaluar!”


Shtuar 12.09.2020 21:19