Aktorja turke pëson aksident të rëndë, ishte në makinë me bashkëshortin dhe djalin (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një makinë është përplasur dhe është kthyer përmbys.

Në makinë ndodheshin këngëtari Alişan, bashkëshortja e tij aktorja e njohur turke Buse Varol dhe djali i tyre 2 vjeç.

Buse Varol e cila njihet nga roli i Mislimelek në serialin “Kryeqyteti Abdylhamid”, dhe djali i saj janë tronditur shumë nga ky aksident. Ndërsa këngëtari Alişan ka pësuar një lëndim në krahë. Këngëtari në një deklaratë për mediat e përshkruajti si një rikthim prej vdekjes këtë aksident.

“U tronditëm, jemi kthyer prej vdekjes. Është hera e parë në jetën time që pësoj aksident”-tha Alişan./who


Shtuar 25.06.2020 14:10