70 si 30, blogerja që habiti rrjetin tregon sekretin

Pak ditë më parë, Vera Wang, dizajnerja e famshme shokoi internetin pas postimit të disa fotove në Instagram. Plot 70-vjeç, njerëzit s’ju besonin syve me çfarë shihnin: linja perfekte, lëkurë e butë dhe elegante deri në detaje.

Në pjesën më të madhe të komenteve, pyetja më e shpeshtë ishte ajo që duam të dimë të gjithë. Cili është sekreti?! Si mund të jesh kështu 70-vjeç?

Si të jesh një yll 70-vjeç: Vera Wang, dizajnerja që

“Punë, gjumë, vodka dhe jo shumë diell!”- u përgjigj Wang dhe teksa e thotë tingëllon kaq e thjeshtë!

Dizajnerja e modës së lartë, e njohur kryesisht për fustanet e nusërisë, ka ndarë rutinën e saj më shpesh se zakonisht gjatë karantinës. Edhe më herët, Wang është shprehur se nuk është fanse e zjarrtë e palestrës, por kujdeset të merret herë pas here me sport, duke e kombinuar me dietë të pasur ushqimore.

Si të jesh një yll 70-vjeç: Vera Wang, dizajnerja që

“Nuk jam shumë e dhënë pas stërvitjes, por më pëlqen shumë të luaj golf. Jam lojtare e tmerrshme, por entuziaste.”- është shprehur ajo, por kjo nuk përjashton faktin e akitivitetit fizik të përditshëm.


Shtuar 14.05.2020 15:05