Dy persona janë proceduar penalisht në Shkodër, pasi dyshohet se i kishin kontrabanduar 33 krerë bagëti te imëta nga Mali i Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Njoftimi:
“Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Hot dhe për shtetasin malazez 31-vjeç, pasi u kapën në flagrancë, në fshatin Bardhaj, me 33 krerë bagëti te imëta që dyshohet se i kishin kontrabanduar nga Mali i Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.