Tensioni i lartë i gjakut: Shenja në flokët tuaj që mund të jetë një paralajmërim

Tensioni i lartë i gjakut, apo hipertensioni, e bën më të vështirë pompimin e gjakut në trup. Ky problem e vendos zemrën në vështirësi dhe ka nevojë të menaxhohet.

Një studim ka zbuluar një lidhje mes hipertensionit dhe rënies së flokëve. Teoria është që tensioni i lartë i gjakut kufizon furnizimin me gjak të rrënjëve të flokëve.

Studiuesit japonezë zbuluan se burrat me flokë të rëna (tullacë) kishin 52% më shumë gjasa të kishin sëmundje të zemrës se sa ata që nuk u kishin rënë flokët.

Studiuesi udhëheqës, dr. Tomohide Yamada, nga Universiteti i Tokios, i shpreh: “ Faktorët e riskut për shëndetin kardiovaskular duhet të vlerësohen me kujdes në burrat që u bien apo u kanë rënë flokët, dhe këta persona duhet të inkurajohen për të përmirësuar profilin e tyre të riskut kardiovaskular. Ne rekomandojmë një stil jetese të shëndetshëm për zemrën, që përfshin një dietë me pak yndyrna, më shumë aktivitet fizik dhe më pak stres”.

Përveç humbjes së flokëve, simptoma të tjera të mundshme të tensionit të lartë të gjakut janë:

Shikim i mjegulluar
Gjakrrjedhje hundësh
Vështirësi në frymëmarrje
Dhimbje kraharori
Marrje mendsh
Dhimbje koke

Shumë njerëz me tension të lartë të gjakut ndihen mirë. Por, edhe nëse ndihesh mirë, duhet ta masni rregullisht tensionin e gjakut. Nëse tensioni i lartë i gjakut lihet pa u kontrolluar për një kohë të gjatë, problemet me shëndetin bëhen të dukshme. Për shembull, sëmundjet kardiovaskulare mund të shfaqen në vazhdimësi të hipertensionit. Sëmundja koronare e zemrës është vetëm një shembull i një sëmundjeje kardiovaskulare që mund t’ju shkurtojë jetën.

Në mënyrë që të zvogëloni riskun e tensionit të lartë të gjakut, dhe si pasojë dhe sëmundjet e zemrës:

Nuk duhet të pini më shumë se maksimumi katër filxhanë kafeje në ditë.

Kafeja nuk duhet të jetë ndër burimet kryesore të lëngjeve që konsumoni gjatë ditës.

Pini rreth tetë gota ujë në ditë. /express


Shtuar 3.06.2020 21:16