Si te zgjidhni shalqirin e embel dhe te pjekur mire?

1. Shalqiri i pjekur mire e ka lekuren te lemuar e te shkelqyer ne te gjithe siperfaqen e tij.

2. Ne rast se ne lekuren e tij ka plasaritje qe kane ndodhur ne fushe, ato tregojne gjithashtu se shlaqiri eshte i pjekur, por anet e plasaritjes duhet te jene patjeter te thata. Po te jene te zbutura dhe kane ardhur se brendshmi, ai shalqi eshte i infektuar dhe nuk duhet ngrene.

3. Bardhesia apo e bardha ne te verdhe mbi lekuren e shalqirit tregon se mbi ate siperfaqe shalqiri eshte shtrire ne fushe, derisa eshte pjekur. Zakonisht, shalqiri i pjekur, kete pjese te lekures e ka te zverdhur.

4. Pjekurine e shalqirit e tregojne me se mire vizat dhe ornamentet mbi lekure: Ato duhet te jene te qarta, me ngjyre te ndezur dhe ne kontrast te plote me ngjyren e pjeses tjeter te lekure.

Ngjyrat e zbehta, zakonisht, tregojne se shalqiri ose eshte i papjekur, ose eshte rritur me ndihmen e kimikateve…Perjashtim bejne vetem shalqinjte lekurebardhe…

5. Mbi lekuren e shalqirit nuk duhet te kete njolla te zeza, pasi ato tregojne qe shalqiri eshte stimuluar me lende kimike.

6. Shalqiri i fryre poshte eshte mashkullore, ndersa shalqiri i fryre lart eshte femeror. Zakonisht, ata jane me te embel.

7. Nje shenje tjeter e pjekurise se shalqirit eshte bishti i thate…Po te jete bishti i njome, shalqiri eshte shkeputur para kohe.

8. Sa me i pjekur te jete shalqiri, aq me qarte duken vakuolat “e mishit” gjate prerjes. Shalqiri i papjekur paraqitet me i lemuar.

9. Shikojini mire farat e shalqirit. Ne rast se ne fundin e tyre do te vini re substanca si “jarge”, kjo tregon se shalqiri eshte rritur duke e stimuluar me kimikate.


Shtuar 25.06.2020 09:13