Çfarë është mikropenisi dhe kur duhet të kërkohet ndihma mjekësore

Mikropenisi është një term mjekësor që përdoret për një penis i cili është “nën madhësinë normale”, sipas Healthline.

Kjo ndodh kur trupi i një burri nuk prodhon mjaftueshëm hormone, kryesisht androgjene, ose trupi nuk përgjigjet normalisht në prodhimin e këtyre të fundit.

Për një foshnjë të porsalindur, mikropenisi përkufizohet mes madhësisë 2.4-2.5cm, kur mesatarja është 3.2cm.

Për një të rritur, masa do të ishte 9.3 cm, nëse mesatarja është 13.3cm.

Kur duhet kërkuar ndihmë tek mjekët?

Nëse keni shqetësime për madhësinë e penisit, sipas Daily Star, duhet të shihni një urolog që trajton të rriturit.

Një mjek mund të rekomandojë terapi hormonale, pasi që trajtimet e testosteronit mund të ndihmojnë në rritjen e organit gjenital mashkullor.

Ato janë më efektive para pubertetit sesa më vonë.

Nëse trajtimet hormonale nuk funksionojnë, mjeku mund të rekomandojë edhe ndërhyrje kirurgjike.

Në këtë rast, doktori mund të vendos një implant në penis për ta bërë atë të duket më i madh se më parë. Sidoqoftë, ky operacion mbart një shans të lartë për komplikime.


Shtuar 8.01.2020 11:59