5 gjërat që s’duhet t’ia thuash kurrë dikujt që sapo ka humbur kafshën e tij shtëpiake

Humbja e një kafshe shtëpiake është një përvojë e hidhur, zemërthyese e pikëlluese. Kafshët shtëpiake na njohin më mirë sesa shumica e njerëzve; ata janë miqtë tanë, anëtarë të familjes. Jetëgjatësia e një qeni shkon mesatarisht 13 deri në 14 vjeç, e në momentin kur një mik i juaj, një familjar humbet katërputrakun, ka disa gjëra që nuk duhen thënë, sepse jo vetëm që nuk e ngushëllojnë, por e trishtojnë më shumë.

1.”Si po ia bën tani?”

Kjo frazë jo vetëm që e vendos personin e pikëlluar në pozicion jashtëzakonisht të vështirë për t’i kujtuar se nuk janë mirë, por gjithashtu ju bën të dukeni të pandjeshëm .

2. Mos thuaj “Unë e di se si ndihesh”.

Askush nuk mund të di se si ndihet dikush tjetër që ka humbur një kafshë, edhe nëse ju vetë keni kaluar një situatë të tillë. Lidhja e çdo kafshe me padronin e tij është unike. Tregohuni të sinqertë “Unë nuk mund ta imagjinoj dot se si po ndihesh. ”

3. Mos thoni “Më thuaj nëse keni nevojë për ndonjë gjë.”

Ofroni konkretisht dhe mos prisni kërkesa. Ftojini ata për një gotë verë, për një picë ose një kafe. Bëjini të ndihen mirë nën shoqërinë tuaj.

4. Mos thuaj “Të paktën nuk ishte fëmija juaj”.

Shmangeni me çdo kusht sepse kjo frazë i tregon personit që lidhja e tyre emocionale me kafshën e tyre nuk është aq e fortë, sa ata ta vuajnë humbjen e tyre. Nëse nuk e kuptoni pikëllimin e tyre (dhe është e vështirë për të kuptuar pikëllimin e dikujt), thjesht përqendrohuni në faktin se ata janë të lënduar .

5. “Tani duhet të marrësh një kafshë të re!”

Jepini kohë dhe dëgjojini miqtë tuaj, tek ju flasin për dhimbjen e tyre. Koha shëron çdo gjë, por çdokush ka afatin e tijj MOs e dytyroni ta kalojë shpejt këtë situatë duke i sugjeruar të marrë një kafshë tjetër në shtëpi.


Shtuar 11.06.2020 11:58