Samiti i NATO-s, momenti kur Boris Johnson trembet kur Erdogan i hedh duart mbi supe (VIDEO)

Pak ditë më parë krerët e vendeve anëtare të NATO-s, u mblodhën në margjinat e samitit të aleancës për vitin 2022 në Madrid, duke marrë disa vendime, kryesisht në raport me agresionin rus në Ukrainë.

Por në takimin midis liderëve nuk munguan batutat, përqafimet miqësore dhe episode që bënë xhiron e rrjetit.

Një ndër to është edhe kjo përkëdhelje mbi shpatulla që kryeministri britanik Boris Johnson i bën Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në videon që qarkullon në rrjet, Erdogan duket se e kap në befasi Johnson.

Kryeministri britanik ishte i përqendruar teksa shkruante diçka në dosjen e tij dhe ka mbetur disi i frikësuar, teksa Erdogan i ka hedhur dorën mbi super për ta përshëndetur.

Ai ia ka lëvizur menjëherë dorën presidentit turk, ndërsa kur e ka njohur se kush ishte është ngritur menjëherë për të ndarë një shtrëngim të ngrohtë duarsh me të.


Shtuar 1.07.2022 16:10