Rama njofton nisjen e fluturimeve direkte drejt Kuvajtit

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se duke filluar nga 27 qershori do të ketë fluturime direkte nga Tirana në Kuvajt dhe anasjelltas.

“LAJM I MIRË?
Edhe Kuvajti me fluturim direkt nga qershori?“, shkruan Rama.

Shteti i Kuvajtit është një vend në Azinë Perëndimore. Ndodhet në skajin verior të Arabisë Lindore në majë të Gjirit Persik, në kufi me Irakun në veri dhe me Arabinë Saudite në jug./albeu.com


Shtuar 9.03.2023 16:26