Sipas kërkimeve të reja shkencore amerikane, kujtesa e fëmijëve fillon të zbehet me një ritëm të përshpejtuar nga mosha rreth shtatë vjeç.
Studiuesit, të udhëhequr nga profesoresha e psikologjisë Patricia Bauer e Kolegjit Emory në Atlanta, e cila bëri botimin përkatës në revistën e specializuar për çështjet e kujtesës “Memory”, monitoruan 83 fëmijë për rreth gjashtë vjet, nga mosha tre deri në nëntë vjeç.
– Për tre vjeç
Shumica e tre-vjeçarëve janë në gjendje të kujtojnë shumë gjëra që u kanë ndodhur një vit më parë, dhe këto kujtime (63% deri në 72%) mund të zgjasin deri në moshën pesë ose gjashtë vjeç.
Pse nuk mbajmë mend më shumë? Në çfarë moshe fillojnë të zbehen këto kujtime?
Sipas kërkimeve të reja shkencore amerikane, kujtesa e fëmijëve fillon të zbehet me një ritëm të përshpejtuar nga mosha rreth shtatë vjeç.
Studiuesit, të udhëhequr nga profesoresha e psikologjisë Patricia Bauer e Kolegjit Emory në Atlanta, e cila bëri botimin përkatës në revistën e specializuar për çështjet e kujtesës “Memory”, monitoruan 83 fëmijë për rreth gjashtë vjet, nga mosha tre deri në nëntë vjeç.
– Për tre vjeç
Shumica e tre-vjeçarëve janë në gjendje të kujtojnë shumë gjëra që u kanë ndodhur një vit më parë, dhe këto kujtime (63% deri në 72%) mund të zgjasin deri në moshën pesë ose gjashtë vjeç.
– Për shtatëvjeçarët
Megjithatë, nga mosha shtatë vjeçare kujtimet zbehen dhe e ashtuquajtura “amnezi e fëmijërisë” fillon të përkeqësohet.
– Për tetëvjeçarët
Tashmë në moshën tetë deri në nëntë vjeç, shumica e fëmijëve mbajnë mend vetëm një të tretën (rreth 35%) të përvojave që kanë pasur para moshës tre vjeç. Arsyeja kryesore që ndodh kjo, sipas shkencëtarëve, është se rreth asaj kohe mënyra se si krijohen kujtimet në trurin e njeriut ndryshon.
Megjithatë, nga mosha shtatë vjeçare kujtimet zbehen dhe e ashtuquajtura “amnezi e fëmijërisë” fillon të përkeqësohet. /albeu.com