New York në panik! Meteori “prek” Statujën e Lirisë

Banorët në disa pjesë të qytetit të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit u tronditën nga një zhurmë e fortë mëngjesin e së martës, por tani është e qartë se çfarë ka qenë.

Zyrtarë të NASA-s pohuan se ishte një meteor që duket se ka fluturuar mbi Statujën e Lirisë përpara se të shpërbëhej rreth 46 km mbi qendrën e Manhatenit.

“Meteori që lëvizte me 54717 km/orë, ndoqi një trajektore të pjerrët dhe kaloi mbi Statujën e Lirisë “, thuhet në një postim të agjencisë amerikane të hapësirës në Facebook.

Banorët ka trrguar se kanë përjetuar një dridhje dhe e dëgjuan në shpërthim të fortë, të cilin nuk e kuptuan në moment se cfarë ishte.

Sipas Shoqatës Amerikane të Meteorëve, bëhet fjalë për një lëmsh të zjarrtë, mjaftueshëm të shndrtishëm sa për të qenë i dukshëm edhe gjatë orëve të ditës, sepse digjet më fort se drita e diellit teksa hyn në atmosferën e Tokës.


Shtuar 17.07.2024 15:30