Merret peng dhe dhunohet për dy ditë me radhë i riu nga Burreli

Marius Pali as që do ta kishte menduar ditën që doli nga shtëpia se pronarët që e kishin punësuar do ta merrnin peng duke i kërkuar mbrapsht një shumë të madhe financiare prej 50 mijë eurosh.

Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë pas festimit të Vitit të Ri, ku 28 vjeçari është marrë peng dhe dhunuar për dy ditë me radhë nga punëdhënësit e tij, të cilët e akuzojnë për një dëm të madh financiar që sipas tyre ai u ka shkaktuar.

Sipas informacioneve ai është mbajtur peng nga data 6-8 janar 2019. Pasi ka arritur që të shpëtojë nga pengmarrësit ai ka bërë denoncim në polici. Pali ka mohuar t’u ketë shkaktuar ndonjë dëm financiar punëdhënësve të tij, por ndërsa ka kërkuar ndihmë nga organet e rendit ai është përballur me diçka tjetër.

Pas daljes nga komisariati, Pali u shpreh se është dhunuar edhe në polici, nga oficerë që sipas tij kanë lidhje me pundhënësit dhe pengmarrësit e tij. Nuk ka ende informacion nëse policia ia ka marrë apo jo denoncimin për pengmarrje të riut.

Përballë një situatë të tillë, i riu është detyruar që të punojë për punëdhënësit deri në shlyerjen e detyrimit të pretenduar nga ata.. /albeu.com