Zgjedhjet erdhën edhe për pak ditë, zbulohet nisma e re “Voto”

Qendra për Liri “CIVIL” e zbatoi nismën “Voto / Gllasaj” në rrjetet sociale me qëllim, siç bëri të ditur sot, t’i nxitë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të dalin në votim më 15 korrik.

“CIVIL”-i bën thirrje për votim, por edhe për përmbajtje maksimale ndaj masave për mbrojtje nga koronavirusi në ditën e votimit.

Theksojnë se shumë personalitet të njohura publike, aktivistë civilë, aktorë, muzikantë, gazetarë e njohin rëndësinë e të drejtës së votës dhe pse nevojitet dalja më 15 korrik, dhe e mbështetën këtë nismë.

“Këtë nismë e mbështetën: Pero Arsovski, aktor dhe mbështetës i madh për vlera demokratike dhe evropiane, Dorina Ajdini, aktiviste civile dhe prezantuese e njohur televizive, Irena Sterijovska, regjisore dhe aktiviste, muzikanti Mirko Popovi, i njohur edhe si PMG Kolektiv, Anita Latifi, gazetare dhe aktiviste, Zoran Kardula, disenjator dhe aktivist, Bubo Karov, artist multimedial, Katerina Kollozova, profesoreshë universitare dhe akviste civile, dhe të tjerë. Ata, përmes video fjalimeve, statuseve në Fejsbuk, me kornizë në Fejsbuk “Voto / Gllasaj”, përmes ilustrimeve dhe mënyra të tjera krijuese, u bëjnë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje”, informon CIVIL-i.

Përmes nismës së CIVIL-it, qytetarët mund të informohen për të drejtat e tyre dhe për të gjitha aspektet më të rëndësishme të procesit zgjedhor, përmes faqes së re të internetit “Voto“, vote.civil.org.mk.

“Mes tjerash, në këtë faqe të internetit mund të gjendjen përgjigje të pyetje të shtruara shpesh: “Kur janë zgjedhjet? Për çfarë votojmë? Çfarë ndodh në vendvotim? Ku votoj? A më duhet dokument për identifikim? Kë ta kontaktoj në rast të parregullsisë? Sa është e sigurt të votohet? Si të mbrohem gjatë votimit?” Gllasaj / Voto është emri ngjarjes në Fejsbuk në faqen e CIVIL-it, në të cilën qytetarët mund ta shfaqin mbështetjen e tyre për këtë nismë të rëndësishme civile”, theksohet në kumtesën e CIVILit.


Shtuar 8.07.2020 11:31