Rikthehen në Maqedoninë e Veriut mbi 3 mijë qytetarë që mbetën jashtë kufijve si pasojë e pandemisë

Pas apelit për paraqitje të shtetasve të Maqedonisë që ndodhen jashtë dhe evidentimin e tyre me qëllim që të kthehen në vend, si dhe pas thirrjes publike, deri tani janë kthyer 3.032 qytetarë.

Prej tyre, 2020 janë riatdhesuar nga 13 vende (Malta, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Austria, Zvicra, Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Suedia, Danimarka, Holanda dhe Italia) me fluturimet nga 15 qytete, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se janë organizuar edhe 4 konvoj humanitar me automjete dhe autobusë nga Mali i Zi, Bosnja, Sllovenia dhe Turqia.

“573 qytetarëve ju ndihmuan që t’ju sigurojmë kthim përmes aeroporteve në Sofje, Selanik, Stamboll dhe Tiranë”, shprehen nga MPJ.


Shtuar 14.04.2020 16:57