Rezulton negativ ndaj koronavirusit pasagjeri i ardhur nga Gjermania

Pasagjeri që mbërriti dje me aeroplan nga Gjermania në Aeroportin e Shkupit ku dhe më pas është testuar për dyshime me koronavirus, ka rezultuar negativ.

Pasagjerët e tjerë që ishin me të njëjtin fluturim të ndaluar në izolim në aeroportin e Shkupit u lanë të lirë në shtëpi me rekomandime për respektimin e detyrueshëm të masave dhe rekomandimeve që vlejnë për të gjithë pasagjerët që vijnë nga vende me rrezik të lartë për Koronavirus.

Situata ndërkohë është e vështirë në të gjithë botën dhe po përpiqen që ta mabjnë në kontroll nëpërmjet vetëkarantinimit.


Shtuar 14.03.2020 08:40