Monopoli i kryerjes së tamponit për koronavirusin po i shkakton kosto të mëdha xhepave të qytetarëve të Kosovës.
Ndonëse autoritetet kanë licencuar dy laboratorë për kryerjen e tamponit, momentalisht është vetëm “Medical & Laboratory Services” që po kryen teste PCR.
Të lidhura
None found
Siç raporton Gazeta Express, laboratori në fjalë është në pronësi të vajzës së biznesmenit Blerim Devolli.
Një ndër fenomenet më negative në rastet e tregjeve monopol është rritja e çmimeve dhe duket se nga kjo qytetarët e Kosovës janë duke vuajtur ndjeshëm.
Mësohet se çmimi i tamponit për koronavirusin në laboratorin e vajzës së Blerim Devollit kushton jo pak, por 200 euro.
Në lidhje me këtë, qytetari Izet Berisha e ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook një faturë për test PCR, të lëshuar nga laboratori i Vlera Devollit.
“Çfarë turpi”, ka shkruar ai, duke iu referuar çmimit prej 200 eurosh që ka caktuar laboratori i Devollit për testin për Covid-19.
