Me kapuç dhe armë zjarri, si u grabit marketi në Shkup

Sot në mbrëmje rreth orës 21 e 40 minuta një person i panjohur me bluzë me kapuç dhe me maskë në kokë ka hyrë në një market në rrugën “Gjorgji Pop Hristov” në Shkup dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka rrëmbyer xhiron ditore të marketit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por pa mundur të kapë autorin që është larguar në drejtim të paditur duke përfituar edhe nga errësira e natës. Shuma e parave të grabitura nuk është bërë ende e ditur. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka ndodhur edhe një tjetër grabitje në një kazino, gjithmonë në kryeqytet.

“Sot rreth orës 21:40 minuta nga ana e një personi të panjohur me maskë në kokë dhe nën kërcënim të armës, është kryer grabitje në Marketin “4 tregtarë”, në rrugën Gjorgji Pop Hristov” grabitësi ka marrë gjithë qarkullimin ditorë. Shuma e parave nuk është bërë e ditur. Ndërkohë policia ka dal në vendngjarje, është vënë në kërkim të autorit dhe punon në zbardhjen e plotë të rastit- thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 13.01.2020 22:49