Mbi 60% e qyetarëve mendojnë se është koha për kryeministër shqiptar (FOTO LAJM)

Mbi 60 përqind mendojnë se është koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, kështu thuhet në hulumtimin e fundit nga Qendra për Studim të Politikave e realizuar në periudhën prej 12 deri më 15 qershor 2020, ku janë përfshirë 770 të anketuar shqiptarë në nivel të gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell TS.

Në pyetjen, A e mbështetni idenë se është koha për një kryeministër shqiptar pas zgjedhjeve parlamentare? janë përgjigjur 60,1 % – Po, 17.9% – JO

Qytetarët besojnë se në një të ardhme të afërt kryeministri do të jetë shqiptarë.

Në pyetjen, A besoni se është e mundur që do të ketë një Kryeministër shqiptar në Maqedoni në të ardhmen e afërt? janë përgjigjur 51.4% -PO dhe 23.5% – JO

Sipas QSP-së për realizim të hulumtimit u shfrytëzua ekzemplar i rastit, i cili u stratifikua, me qëllim që të ruhet përfaqësimi i popullsisë me përkatësi etnike shqiptare, sipas rajoneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në të, janë ruajtur specifikat demografike të popullsisë, siç janë struktura gjinore, grupet e moshës, shkalla e arsimimit, me ndarje përkatëse të të anketuarve sipas vendit të banimit dhe përfaqësimit rajonal./TS/


Shtuar 18.06.2020 17:01