Tre raste të reja me korona virus janë paraqitur në Maqedoni, raporton TV21.
Ministria e Shëndetësisë i ka thënë TV21, se nga tetë personat të cilat janë testuar për korona virus, tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv kurse pesë të tjerët kanë rezultuar negativ.
Të lidhura
None found
Me tre rastet e fundit, numri i të prekurve në vend ka shkuar në shtatë.
Ndryshe, gjatë ditës u mësua se e infektuar nga virusi ka qenë edhe drejtoresha e Dermatologjisë.
