Kriza nga koronavirusi, Maqedonia mund të ketë një rënie deri në 500 milion euro

Rënia ekonomike që vjen si pasojë e pandemisë, mbylljes së bizneseve, uljes së aktivitetit ekonomik dhe konsumit, rritjes së papunësis, pritet të dëmtojë në masë edhe ekonominë e Maqedonisë së Veriut.

Parashikimet për dëmin ekonomik janë të ndryshme nga ato me një rënie ekonomike prej 0.4 për qind deri më minus katër për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2020. Apo me fjalë të tjera nëse PBB në vitin 2020 përllogaritet 12 miliardë euro, kjo nënkupton një rënie prej së paku 500 milionë euro. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një ulje të PBB prej 4 për qind për ekonominë e vendit tonë, si rrjedhojë e uljes së kërkesë vendore dhe të jashtme.


Shtuar 15.04.2020 15:49