E shumë përfolur për burrin Maqedons, Adelina vihet në siklet kur e pyesin çfarë gjuhe flet djali (VIDEO)

Këngëtarja Adelina Tahiri në një intervistë të dhënë për “Prive” ka folur lidhur me të birin, Jonin.

E pyetur se cilën gjuhë i flet të birit, Adelina u shpreh se po mundohej që t’i mësonte sa më shumë shqip, por gjuha që ai nuk evitonte ishte anglishtja.

Të lidhura

None found

“Djali im ka gjuhë të nënës shqipen, edhe pse nuk i ikim dot anglishtes. Sado që i flas shqip, ai shkon në çerdhe dhe ma kthen anglisht. Është një gjë që nuk i iket dot. Unë e flas Maqedonishten perfekt, ai do i mësojë të dyja. Kur jam vetë i flas shqip. Kur jemi familje i flas të dyja. Çfarëdo gjuhe që ai flas, në të njëtjën mënyrë ma kthen,”-tha Adelina.

Adelina Tahiri dhe avokati i pushtetshëm maqedonas zyrtarizuan lidhjen disa vite më parë, një lidhje për të cilën këngëtarja u kritikua pafund, për shkak të moshës së madhe të bashkëshortit. Bashkëshorti i saj është Serjozha Markov, një nga avokatët më të famshëm dhe më të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut.


Shtuar 6.04.2020 11:48