Bekteshi: 5 mijë euro deri në një vit burg për shkelësit e masave

Nëse qytetarët vërejnë se objektet e hotelierisë funksionojnë pavarësisht nga ndalesa qeveritare, dhe supermarketet i kanë rritur çmimet për produktet themelore, ata nga e hëna do të mund të telefonojnë në numrin 191 falas. Pushteti iu bën thirrje hotelierëve që t’i respektojnë ndalimet e vendosura shkaku i virusit Korona, dhe supermarketet të mos i rrisin çmimet e bukës, kripës, vajit, qumështit dhe produktet e qumështit, vezët, miellin, mishin, makaronat, ilaçet dhe dezinfektuesit. Numri i inspektoratit të tregut duhet të vendoset në një vend të dukshëm, në secilin objekt tregtar.

Ajo që mund tua them lirisht të gjithë tregtarëve, sepse vetëm ata punojnë tani, etiketat që do t’jua dërgojnë inspektorët, dhe duhet të jenë në një vend të dukshëm, që të gjithë qytetarët ti shohin, janë pa pagesë, në llogari të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Të gjitha pompat e benzinës do të marrin numra të tillë, si dhe ata që aktualisht bëjnë tregti – tha Stojko Paunovski – Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Nga Inspektori i Tregut thonë se shërbimet lokale, janë në terren për të sanksionuar shkeljet e ndalimeve të qeverisë, kështu që ata nuk arrijnë t’u përgjigjen të gjitha thirrjeve. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kujton gjobat dhe dënimin me burg.

Dua ti paralajmëroj të gjithë qytetarët, hotelierët dhe tregtarët që nuk do t’i zbatojnë masat do të gjobiten deri në 5.000 euro, dhe në përputhje me nenet 205 dhe 206 të Kodit Penal, burgim deri në një vit. Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe biznesmenëve tani që të jenë të arsyeshëm. Në kohë krize, ne duhet të jemi solidar, përgjegjës, dhe jo të mendojmë për fitime – u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Sa i përket ngritjes së çmimeve të produkteve të importuara nga shteti, si portokalli dhe limoni, Ministri Bektashi njoftoi se do t’i propozonte Qeverisë që të merr vendim, për kushte të veçanta për tregtinë e produkteve të caktuara.


Shtuar 20.03.2020 20:12