Ekspertët vënë alarmin! Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë koronavirusit

Koronavirusi ka marrë mijëra jetë në të gjithë botën. Sipas statistikave, COVID-19 rrezikon më shumë moshën e tretë, por as të rinjtë nuk janë të parrezikuar.

OBSH ka njoftuar të premten se të rinjtë nuk përjashtohen nga efektet që sjell pandemia e koronavirusit duke shtuar se mund të jenë pjesë e viktimave.

“Cdo ditë, ne mësojmë më shumë rreth këtij virusi dhe sëmundjeve që shkakton. sot kam një mesazh për të rinjtë: ju nuk jeni të pathyeshëm.

Virusi ju con në spital për disa javë me radhë ose ju vret. Edhe nëse ju nuk sëmureni, vendimet që merreni për vendin ku shkoni mund të bëjnë diferencë për jetën apo vdekjen e dikujt tjetër.”


Shtuar 20.03.2020 20:11