Ali Ahmeti: Nëse Zaev dhe Mickoski bëhen bashkë, atëherë do të bashkohen edhe shqiptarët

Nëse lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski bëhen bashkë për të formuar qeveri pa shqiptarët, atëherë do të bashkohen edhe partitë shqiptare.

Kështu deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në TV21.

“Çfarë do t’i bëjmë zotëri Bilall Kasamit? Këtu e kam hallin më të madh. A ta thërrasim edhe atë të vijë te ne? Eh, do ta thërrasim edhe atë (Kasamin). Nëse kampi maqedonas bëhet bashkë, atëherë edhe ne do të bëhemi bashkë”, u shpreh Ahmeti.

“Pas 15 korrikut do të fillojnë negociatat e mëdha. Do të fillojnë tryeza të mëdha. Do të bëhet Reçica e Vogël më e famshmja në rajon. Ashtu siç ndodhi para katër vjetëve, që u shndërrua sikur të jetë selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 50 kamera për një muaj resht kanë qëndruar para BDI-së. Këtu një gjë dihet, se fiton BDI”, theksoi Ahmeti.

Ai foli edhe për idenë e kryeministrit shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij në krye të Qeverisë nuk do të jetë Zaevi, por kandidati i tyre Naser Ziberi. Ahmeti vlerësoi se Zaevi dhe Mickovski nuk kanë kapacitet që të përballen me Zyberin.


Shtuar 11.07.2020 11:55