8 të vdekur dhe 136 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1208 testime të realizuara, 136 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Janë shëruar 43 pacientë, kurse fatkeqësisht jetë kanë ndërruar 8 pacientë të diagnostifikuar me Covid-19

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 5450, prej të cilëve 2091 janë shëruar kurse 259 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.

Aktualisht në vendin tonë ka 3095 raste aktive me koronavirusin e ri. /albeu.com/


Shtuar 24.06.2020 12:46