Shkencëtarët konstatojnë që maskat të cilat qepen nga materiali i këtillë ofrojnë mbrojtjen më të mirë nga coronavirusi

Shkencëtarët konstatojnë që maskat e qepura nga pambuku në kombinim me mëndafshin natyral apo me byrynxhyk ofrojnë mbrojtjen më të mirë nga coronavirusi

– Një shtresë e endur fort e pëlhurës së pambuktë në kombinim me dy shtresa byrynxhyku mund të filtrojnë sasi të mëdha grimcash aerosolesh në ajër – ka thënë profesori Supratik Guha i Universitetit në Çikago.

Pëlhurat e endura fort, siç është pambuku, veprojnë si barrierë mekanike e cila pamundësojnë depërtimin e grimcave, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Pëlhurat me ngarkesë statike, siç janë lloje të caktuara byrynxhykësh (chiffon) dhe mëndafshit natyral, shërbejnë si barrierë elektrostatike.

– Maskat duhet të mbulojnë gojën dhe hundën, ndërkaq midis fytyrës dhe maskës nuk bën të ketë zbrazëti, sepse në të kundërtën do të ulet efikasiteti i tyre. Prandaj është me rëndësi që drejt ta vendosni maskën në fytyrë, thotë profesori Guha.

Grimcat e virusit janë shumë të vogla, sillen prej 0,1–0,3 mikronë, të padukshme me anë të syve, mirëpo maskat kirurgjike janë të dizajnuara të pengojnë sulmin e tyre.

Meqenëse lloji i tillë i pajisjes mbrojtëse na mungon, përkatësisht ajo është e rezervuar vetëm për punëtorët shëndetësorë, të cilët shërojnë pacientët e sëmurë me coronavirus, është mirë të dimë që mundemi edhe vetë t’i bëjmë.

E punuar drejt, maska shtëpiake mund të zvogëlojë transmetimin e coronavirusit midis njerëzve, duke mos lejuar piklave respiratorë që të depërtojnë deri te organet tona të frymëmarrjes.


Shtuar 24.04.2020 20:46