Latifi largohet nga Vllaznia, gati firma me skuadrën kryeqytetase

Liridon Latifi është larguar nga Vllaznia. Lojtari ka bërë një postim në rrjetet sociale ku falënderon klubin shkodran për mundësinë e dhënë.

Gjithashtu ai i uron që të jenë gjithmonë pretendentë për objektvin madhor.

Në facebook-un e vet, Latifi shkruante:

“Me dorën në zemër, faleminderit KF Vllaznia dhe faleminderit e gjithë Shkodra për dy vitet në këtë qytet të zjarrtë për futbollin. Uroj që Vllaznia të jetë gjithmonë pretendente ashtu si i ka hije. Falënderoj presidentin Xhaferi dhe gjithë tifozërinë shkodrane”.

Liridon Latifi u aktivizua në 45 ndeshje me Vllazninë për dy sezone, ku arriti të shënonte 13 gola.

Ai pritet të qëndrojë sërish në kampionatin shqiptar, ku firma me klubin e Tiranës është thjeshtë çështje kohe.


Shtuar 15.06.2023 19:52