Të gjithë i tremben, kjo është vajza që ka miq kobrat e frikshme

Shumë fëmijë friksohen për vdekje nga gjarpërinjtë por një vajzë 11-vjeçare nga India i quan pa frikë zvarranikët si miqtë e saj më të mirë.

Kajol Khan nga një zonë e Indisë, edhe pse është kafshuar disa herë, ajo ushqehet madje dhe fle me gjaprërinjtë më helmues në botë, Kobrat.

Edhe babai i saj organizonte shfaqje duke treguar trimërinë e tij me gjarpërinj dhe duket se këtë pasion e ka trashëguar edhe e bija e tij 11 vjeçare e cila shprehet: “Nuk më pëlqen të shkoj në shkollë, më pëlqen më shumë të luaj më gjarpërinjtë, më dhemb pickimi i tyre por shpesh herë është faji im, është diçka argëtuese”.

“Ajo është kafshuar disa herë nga gjarpërinjtë duke rrezikuar jetën e saj por sekreti i mbijetesës është mjekimi me një ilaç prodhuar në mënyrë popullore nga gjethja e një bime të egër që përzihet me gjalp dhe piper të zi e cila po të vendoset menjëherë në plagë të shpëton jetën”, shprehet kështu babai i 11-vjeçares. /albeu.com/


Shtuar 16.02.2020 22:18