Sekretet që fshihen pas logove të famshme (FOTO LAJM)

humë nga logot e njohura, që i shohim pothuajse çdo ditë kanë një origjinë mistike.

Në disa logo, ju mund të shihni mesazhe dhe simbole që janë bërë vetëm të tërheqin vëmendjen e të gjithëve, transmeton Indeksonline.

Këtu keni disa sekrete që fshihen pas logove të famshme

Ky njëri është Frank Brown

Marka e famshme e orizit dhe ushqimeve tjera u shfaq në tregun amerikan në vitin 1943, dhe që nga 1946-ta, në logon e kompanisë u përfshi një foto e një të moshuari, prototipi i të cilit, bazuar në një histori është një kamarier në Chicago i quajtur Frank Brown.

Ai u vu re nga pronarët e kompanisë gjatë darkës së tyre në një hotel në Chicago dhe ata e paguan atë që t’ja përdorin fytyrën në markën e tyre.

Logo e Teslas dhe vezoret

Tesla Motors u themelua në korrik 2004 nga inxhinierët Martin Eberhard dhe Marc Tarpenning. Emri i kompanisë është një dedikim për shpikësin serb Nikola Tesla.

Në mediat sociale, mund të gjeni mendime të ndryshme në lidhje më origjinën e logos së kompanisë. Disa besojnë se sistemi riprodhues femëror i ka frymëzuar projektuesit. Ndërsa të tjerët thonë se logoja është një hundë maceje, që Elon Musk e ka konfirmuar me shaka, në Tëitter.

Por në fakt, logoja tregon një pjesë të një motori elektrik që u shpik nga Nikola Tesla më 1883.

Piktura e famshme në logon e një marke të modës

Në 1973, themeluesit e kompanisë Quiksilver, Alan Green dhe John Laë, u frymëzuan nga piktura e pikturorit japonez Hokusai, The Great Ëave off Kanagaëa, kur krijuan logon e tyre.

Logoja që supozohet t’ju hipnotizojë

Logoja e Versace u zhvillua në 1987 nga Gianni Versace. Stilisti i famshëm i modës u frymëzua nga skulptura e Medusa Rondanini që përshkruan shndërrimin e medusa-s nga një krijesë e përçmuar në një grua të bukur.

Gianni Versace zgjodhi Medusa-n si logo, sepse ajo i bëri njerëzit të dashurohen në të dhe ata nuk kishin rrugëdalje. Ai shpresonte se njerëzit do të bënin të njejtën gje me rrobat dhe këpucët nga marka e tyre.

Një zanë, jo një yll që bie

Logoja e Walt Disney Pictures shfaqet ne fillim të shumë filmave. Pothuajse çdo herë, ju mund të shihni kështjellën e përrallës nga tregimet e Bukuroshës së Fjetur dhe Hirushes, që u frymëzua nga kështjella Neuschëanstein, pranë qytetit gjerman të Füssen, që i përkiste Ludëig II të Bavarisë.

Dhe pak njerëz e kuptojnë se nuk është një yll në rënie që fluturon mbi kështjellë, por Tinker Ball nga Peter Pan.

Qofte në hapësirë

Kjo logo, është ideuar nga një punonjës i NASA-s i quajtur James Modarelli në 1959. Logoja ka referenca dhe aspekte të ndryshme të aeronautikës dhe hulumtimit të hapësirës.

Forma e rrumbullakët blu përfaqëson planetin tonë. Yjet tregojnë hapësirë. Dhe vijat e kuqe janë simbol i fluturimit. Gjurma e një anije kozmike që rrotullohet nga emri i agjencisë është një udhëtim hapësinor.

Qytetet e koduara në emër të kompanisë

Emri është kombinimi i akronimit LUK (inicialet e qyteteve të naftës-prodhimin e Langepas, Uray, Kogalym) dhe fjala “oil-vaj”.


Shtuar 9.03.2020 12:47