OBSH nuk po e ndan “mendjen”, këshillon të vihen maskat në publik

Organizata Botërore e Shëndetësisë duket se ka ndryshuar mendime në lidhje me përdorimin e masakve në publik.

Këtë herë ata kanë deklaruar se janë duke “këshilluar qeveritë” që të inkurajojnë qytetarët për të vendosur maska në ambiente publike, me qëllim të ndalimit të përhapjes së koronavirusit të ri.

OBSH deklaroi në të shkuarën se nuk ka mjaftueshëm të dhëna për të mbështetur përdorimin e maskave nga njerëzit e shëndetshëm në ambiente publike dhe se vetëm ata që janë të sëmurë duhet të pajisjen me to.

“Ne kemi të dhëna tani që nëse kjo gjë bëhet në mënyrën e duhur, mund të frenojë spërklat potencialisht infektuese”, tha mjekja Maria van Kerkhove për agjencinë e lajmeve, Reuters.

“Dhe po e specifikojmë, maskën të fabrikuar, që nuk është për përdorim mjekësor”.

Në udhëzimet e reja, të cilat janë shtyrë përpara nga studimet e fundit, OBSH-ja ka theksuar se përdorimi i maskave është vetëm një prej gjërave që mund të përdoren për të ulur rrezikun e bartjes së virusit, ndonëse ato nuk duhet të krijojnë ide të rreme te njerëzit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 6.7 milionë persona në gjithë botën janë infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre, mbi 390,000 kanë ndërruar jetë.


Shtuar 6.06.2020 08:34