Mos u ushtroni pa parë efekt, disa këshilla për në palestër

Ushtrimet mund të përmirësojnë shëndetin tuaj, mirëpo vetëm nëse i bëni siç duhet.

Disa ushtrime mund të jenë të rrezikshme nëse nuk bëhen ashtu siç duhet dhe mund të shkaktojnë lëndime serioze.

Keshillohet që të ushtroni nën mbikëqyrjen e instruktorit, por nëse keni vendosur të ushtroni në shtëpi, atëherë kushtoni mirë kujdes këtyre ushtrimeve.

Ushtrimet galuc janë të shkëlqyeshme për trupin, nëse bëhen siç duhet, sepse në të kundërtën mund të shkaktojnë lëndime të shpinës dhe gjunjëve. Ato kërkojnë lëvizjen e shpinës, kërdhokullave dhe vitheve në mënyrën në të cilën nuk jemi mësuar.

Edhe pse shumica nesh mendon që i bën në mënyrë të drejtë, jo rrallë ndodh që të lakohemi më shumë sesa duhet.

Prandaj, më së miri është të ushtrohet para pasqyrës apo të xhirohet ushtrimi, sepse vetëm kështu mund të shohim ku po gabojmë.

Hapi bëhet ashtu që gjuri gjendet në linjë me nyjën, derisa kombliku qëndron drejt dhe neutral. Gjuri nuk bën të kalojë linjën e gishtave të këmbës, sepse në të kundërtën mund të bëhen zgjatje të tepërta dhe lëndime të tejzave dhe venave.

Shtytja aktivizon gjithë trupin dhe shumica thonë që është më e mirë se ushtrimet e barkut dhe nyjave. Trupi duhet të jetë rrafsh me dyshemenë, pa i ngritur shumë kërdhokullat dhe peshën e shpërndarë barabar. Frymëmarrja gjithashtu është e rëndësishme, sepse ky ushtrim kërkon përqendrim dhe disiplinë.

Te frymëmarrja e ndalur nuk bën të lironi shpinën, por drejtohuni, mbani shpatullat pas, lakoni pak këmbët dhe ngadalë bëni ushtrime.


Shtuar 24.05.2020 17:11