Duhet të shihet me mikroskop, ky është shahu më i vogël në botë

Një skulptor nga Turqia ka punuar tabelën e shahut më të vogël në botë.

Fusha ka përmasa 0,89 me 0.89 centimetra.
Nekati Korkmaz thotë se vepra e tij miniaturë është dy herë më e vogël se ajo që tani mban rekordin Guines.

Që ta krijojë këtë shah, atij i duheshin gjashtë muaj dhe gjashtë orë në ditë punë nën mikroskop. Korkmaz është krenar me veprën e tij sepse mes tjerash, kjo është funksionale. Por shahistët duhet të kenë mikroskop që ti shohin figurat.

Turku deri tani ka disajnuar mbi 40 mikro vepra, të cilat janë të ekspozuara në qendrën e tij artistike në Kushadasi.

Ai thyen kështu rekordin e vendosur nga amerikani Ara Gazarian me shah prej 1,52 dhe 1,52 centimetra.


Shtuar 11.06.2020 19:50