Dokumenti sekret: Koronavirusi deri në pranverë të 2021-t, sa persona mund të preken

Dokumenti sekret me parashikimet në Britani, koronavirusi deri në pranverë, 2021.

Epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar pritet të zgjasë deri në pranverën e ardhshme dhe mund të çojë në 7.9 milionë njerëz të shtruar në spital.

Keshtu eshte deklaruar në një konferencë sekrete të Shëndetit Publik në Angli (PHE) për zyrtarë të lartë të NHS.

Dokumenti, qe i referohet “The Guardian”, tregon për herë të parë që shefat e shëndetit, të cilët merren me virusin kanë pranuar se ata presin që ai të qarkullojë për 12 muaj të tjerë dhe të çojë në një tendosje të madhe sistemin shëndetësor, NHS.

Sipas dokumentit, shefat e shëndetësise mendojnë se rreth 80% e britanikëve do të infektohen me koronavirus gjatë asaj kohe.

Profesor Chris Whitty, këshilltari kryesor i qeverisë, e ka përshkruar më parë atë shifër si skenarin e rastit më të keq dhe sugjeroi që numri i vërtetë do të rezultonte më pak.

Sidoqoftë, raporti sqaron se katër në pesë njerëz “pritet” të preken nga virusi.

Dokumenti thotë se: “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milionë njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital”.

Dokumenti është përpiluar për gatishmërinë e emergjencës dhe përgatitjete ekipit dhe është aprovuar nga Dr. Susan Hopkins, kryetarja e PHE. Është ndarë vetëm me drejtorët e spitaleve dhe mjekët e vjetër në NHS në Angli, sipas “The Guardian”.


Shtuar 16.03.2020 08:36