Djali zbulon krijesën tmerruese rrugës për në shkollë

Një adoleshent u trondit pasi u ndesh me krijesën misterioze, teksa po shkonte për në shkollë.

Kafsha që duket se është pjesërisht peshk dhe pjesërisht reptil u gjet në një breg lumi në qytetin Riska, në Uejlls ditën e djeshme.

Kler, mamaja e djalit që e gjeti, postoi foto të krijesës së ngordhur Në Facebook. “Djali im e gjeti rrugës për në shkollë dhe më mori në telefon me facetime menjëherë. Ishte në bregun e një lumi dhe duket si të ishte vënë aty qëllimisht.”

Fotoja është bërë shumë e shikuar dhe ka marrë komente të panumërta të njerëzve që u tronditën nga krijesa.


Shtuar 29.02.2020 21:10