BMW M8 GC kundrejt RS6, E63 S dhe Panameras, kush mendoni se fiton? (VIDEO)

Kur vije puna te prodhimi i veturave familjare me performanca të super veturave, askush nuk mund të krahasohet me prodhuesit Gjerman, të cilët të gjithë ndërtojnë vetura luksoze me performanca super sportive.

Shumica e këtyre veturave kanë pothuajse të ngjashëm motorët por se ndryshojnë në performanca, ashtu siç mund të shihet në videon e më poshtme, të realizuar nga ‘carwow’, transmeotn KOHA.

I pari vjen BMW M8 Gran Coupe GC me motor 4.4 litërsh twin-turbo V8 i cili prodhon 600 kuajfuqi e pas tij Audi RS6 me motor 4.0 litërsh twin-turbo V8 me 590 kuajfuqi e i cili bërë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 ta arrijë për vetëm 3.5 sekonda.

Pas tyre vjen Porsche Panamera Sport Turismo S E-Hybrid i cili ka motorin 4.0 litërsh twin-turbo V8 në kombinim me një sistem të mençur hibrid të cilët së bashku prodhojnë 677 kuajfuqi.

Dhe në fund vije Mercedes E63 AMG estate i cili është vetura më e lirë në këtë grup, ndërsa ka motorin 4.0 litërsh twin-turbo V8 me 603 kuajfuqi.

Secili më i mirë se tjetri, por cili prej tyre fiton?

Është BMW ajo që del e para në këtë garë 2 kilometra, të cilën e përfundon për 10.9 sekonda, e pas tij vjen Porsche Panamera së bashku me Mercedes E63, të cilët që të dy përfunduan këtë garë për 11.1 sekonda ndërsa e fundit vjen Audi RS6 me 11.6 sekonda.


Shtuar 20.09.2020 18:57