ZYRTARE/ Victor Moses i bashkohet Interit (FOTO LAJM)

Interi ka prezantuar përforcimin e ri për këtë afat kalimtar të janarit.

Ai është sulmuesi anësor i Chelsea, Victor Moses, lojtar i cili prej kohësh ishte në radarët e “zikaltërve”.

Moses është i preferuar i Antonio Contes. Kur ishte te Chelsea italiani kishte arritur ta fitonte titullin me nigerianin në skuadër.

“Transferim i kompletuar. Victor Moses është ziklatër”, ka shkruar faqja zyrtare e Interit në Twitter.

Sipas Sky Sport, Victor Moses është i huazuar me mundësi blerje në fund të sezonit. /albeu.com/


Shtuar 23.01.2020 15:56