ZYRTARE/ Shteti europian rinis futbollin më 2 qershor

Bundesliga austriake zhvilloi dy ndeshjet e fundit në datë 8 mars, por ky sezon do të përfundojë. Qeveria kanë dhënë leje për rinisjen e futbollit.

Kampionati do të rifillojë në datë 2 qershor, teksa tre ditë më parë do të zhvillohet finalja e Kupës së OFB Cup.

Salzburg do të ndeshet me Austria Lustenau në 30 maj për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.

623 njerëz kanë humbur jetën në Austri prej koronavirusit, teksa të prekurit po i afrohen numrit 16 mijë, nga të cilët 14.148 janë shëruar.


Shtuar 13.05.2020 19:07