ZYRTARE: Qeveria i thotë ‘PO’ kthimit të Bundesligës

Bundesligës i është dhënë drita jeshile për t’u rikthyer, por jo deri më 22 maj.

Kishte shpresë se kampionati elitarë gjerman do të lejohej të zhvillonte ndeshjet e para pas mbylljes së koronavirusit në fundjavën e 15 majit.

Por qeveria tani ka insistuar se duhet të ketë një karantinë dy javore për të gjithë ekipet përpara se të fillojë veprimi.

Sipas agjencisë gjermane të shtypit, DPA, kjo mund të marrë formën e një kampi trajnimi.


Shtuar 6.05.2020 07:50