ZYRTARE/ “Kam bërë mjaft para”, ish-kampioni i botës tërhiqet nga futbolli

Ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 dhe ish-lojtari i Juventusit Benedikt Hëvedes i ka dhënë lamtumirën futbollit në moshën 32-vjeçare.

benedikt-howedes-lok-moskau-1579782140-30326
Futbollisti i Lokomotivës së Moskës pranoi për “Der Spiegel” se pandemia globale e koronavirusit dhe ndeshjet pa tifozë ishin një sinjal i qartë që karriera e tij po shkonte drejt fundit.

“Kam dashur të luaj futboll deri në fund. Është e vështirë të tërhiqesh, por ndoshta koronavirusi dhe ndeshjet me dyer të mbylluara ishin mesazhi që duhet të largohesha nga futbolli i luajtur. Paratë nuk janë të rëndësishme për mua, kam bërë mjaft para”, deklaroi ish-mbrojtësi gjerman.

Hëvedes arriti kulmin e suksesit në Botërorin e 2014-ës në Brazil duke luajtur çdo ndeshje me Gjermaninë, gjë që u shpërblye me trofeun e këtij kompeticioni.

Ai ishte pjesë e Juventusit në vitin 2017-2018, por u mbajt si lojtar stoli.


Shtuar 31.07.2020 12:36