Zidane tregon cili është trajneri më i mirë në botë

Për Zinedine Zidanen Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

Trajneri francez para El Clasicos është paraqitur në konferencë për shtyp, dhe është pyetur nëse Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

“Ai e ka dëshmuar atë në Barcelonë, Bayern Munich dhe Manchester City. Ka shumë trajnerë në nivel të lartë, por mendoj se ai është më i miri”, është përgjigjur Zidane.

Në pyetjen nëse kjo ndeshje është mes Zidanes dhe Guardiolas, ai u përgjigj: “Është Real Madrid – Manchester City, jo Zidane – Guardiola. Ajo që duan njerëzit të shohin është një lojë futbolli mes Madridit dhe Cityt. Është një lojë tërheqëse”.


Shtuar 25.02.2020 15:36