Zgjidha anti-koronavirus, substanca me të cilën Serxhio Ramos doli pozitiv pas finales me Juven

Një studim i Universitetit të Oksfordit ka arritur në një përfundim shumë të rëndësishëm shkencor sa i përket medikamenteve që mund të luftojnë dhe kanë efekt ndaj COVID-19.

Studiuesit kanë zhvilluar testime dhe kanë zbuluar se deksometazoni, një substancë sintetike e cila në sport vlerësohet si doping, jep efekt te pacientët me simptoma të rënda që kanë nevojë për oksigjen.

Një substancë e njohur në arenën ndërkombëtar dhe një substancë me kosto të ulët, e cila në vitet e kaluara u bë temë diskutimi në sport pasi u mësua se Serxhio Ramos kishte rezultuar pozitiv me të pas finales së Ligës së Kampioneve.

Sipas studiuesve, substanca anti-inflamatore në fjalë ul me 1/3 vdekshmërinë e personave që kanë nevojë për asistencë në frymëmarrje si pasojë e COVID-19. Kësisoj, ajo është këshilluar si një hap gjigand përpara në luftën ndaj këtij virusi të rrezikshëm.

Sa i përket Ramos, ai u shpall i pafajshëm nga UEFA, edhe pse kjo e fundit konstatoi nga anti-doping i saj se në finalen e Ligës së Kampioneve që Reali fitoi ndaj Juventusit, mbrojtësi kishte rezultuar pozitiv ndaj këtij steroidi. Lojtari deklaroi se ia kishte dhënë mjeku një ditë më parë dhe kishte edhe shkresën përkatëse të doktorëve të klubit, ndërsa gjithçka u cilësua një “gabim njerëzor” sipas dokumentave të publikuar nga “Football Leaks” dhe “Der Spiegel”.

/vipsport.al/


Shtuar 16.06.2020 19:08