Zgjerohet harta jeshile, si do bëhet lëvizja në bashkitë që mposhtën koronavirusin

Nga dita e sotme, në listën e zonave të gjelbërta hyjnë bashkitë: Tropojë,Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë dhe Selenicë.

“Zonat e gjelbërta” do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të përcaktuara paraprakisht për këto zona.

Pra, pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjerë mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

Më pas nga 11 maji do të nisë faza e dytë e lehtësimeve që përfshin hapjen e disa bizneseve si parukeritë apo berberët si dhe pritet të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve.


Shtuar 4.05.2020 06:19