Zbulohen mesazhet mes Bonuccit dhe kapo-ultras: Do të përdorim si pretekst për të sulmuar klubin

Në verën e vitit 2017-të, Bonucci bëri një lëvizje që i habiti të gjitë.

Qendërmbrojtësi u transferua nga Juventus te Milan duke u graduar edhe si kapiten tek skuadra kuqezi.

Vetëm një vit më vonë, aventura e tij në Milano nuk shkoi mirë dhe u rikthye edhe një herë në Torino, pikërisht te Juventus.

Megjithatë, disa tifozë nuk e falën menjëherë Bonuccin për shkak të mënyrës se si ai e kishte festuar një gol kundër Juventusit, gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës së Milanit.

Për këtë arsye, policia dispononte disa mesazhe mes Bonuccit dhe tifozëve, në tentim për ta kuptuar se a mund të ndodhë ndonjë incident. “Do të ishte një kënaqësi e madhe për mua që të bisedojmë pak kur të kthehem nga Amerika, në mënyrë që t’a sqaroj se si shkuan gjërat”, i kishte shkruar Bonucci liderit të grupit të tifozëve “Viking”, Fabio Trinchero. “Duke diskutuar, mund t’i zgjidhim problemet”, ishte përgjigjur tifozi. Sipas hetimeve të policisë, Bonucci më vonë i kishte informuar shokët se situata ishte përmirësuar.

“Ai tha se s’ka të bëjë me mua, por po e përdorin këtë si preteks për t’i vazhduar sulmet drejt klubit për çmimin e biletave dhe për përdorimin e pankartave”. Megjithatë, sipas hetimit dhe raportit të Corriere dello Sport, në telefonin e Bonuccit kishte pasur edhe mesazhe të tjera që sugjeronin se ai s’ishte pritur ngrohtësisht nga Andrea Barzagli, Claudio Marchisio dhe Federico Bernardeschi pas kthimit të tij.


Shtuar 17.01.2020 15:18