Video e rrallë nga Kosova, si u tërhoqën serbët përballë gjeneralit gjerman (VIDEO)

Dita e sotme shënon 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serbë.

Pasi udhëheqësi serb, Sllobodan Millosheviç, refuzoi me kokëfortësi ultimatumin e SHBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore, për të ndërprerë operacionet ushtarake dhe ato të spastrimit entik në Kosovë, NATO nisi më 24 mars 1999 një fushatë bombardimesh intensive, mbi atë që kishte mbetur ende nga federata e dikurshme jugosllave.

Për 78 ditë me radhë, nga data 24 mars deri më 10 qershor 1999, avionët e aleancës do të kryenin mijëra misione fluturimi në operacionin më të madh ushtarak në Evropë, që pas Luftës së Dytë Botërore.

Në një nga video duket momenti kur Gjenerali Helmut Harff, komandant i forcave gjermane hyn nga Morina në prapavijën e serbëve.

Koloneli Delić i forcave serbe ishte aty me dy oficerë të tjerë dhe pasi takohen, Harff i pyet se çfarë po bëjnë aty.

-“Refugjatët kosovarë janë duke u përpjekur të hyjnë dhe ne dojmë me kriju ni barrierë rrugore,” – tha koloneli Feher-“Refugjatët kosovarë janë duke u përpjekur të hyjnë dhe ne dojmë me kriju ni barrierë rrugore,” – tha koloneli Feher Jozef i ushtrisë Jugosllave.

-“Ky âsht ni vend i lirë. Nuk ka asni kufi,” – u përgjigj Gjenerali Harff.

-“Nëse refugjatët dëshirojnë të hyjnë, ata nuk do të ndalen nga ushtarët gjermanë.”

-“Por jo tani”, u përgjigj koloneli i ushtrisë serbe Jozef.

Gjenerali Harff nuk ngurroi.

-“Kjo nuk âsht ni forcë policie kufitare. Ju jeni VJ (ushtria jugosllave) dhe duhet me u largue menihere! Asni diskutim.

Sa minuta u duhen me u largue?”

Koloneli Delić që u përgjigj:

-“Gjashtë orë”.

-“Kjo nuk âsht e mundun. Ju keni 30 minuta,” – tha gjenerali gjerman.

-“Ne kemi nevojë për një dëftesë për municionin që po e lâmë mas”- tha Koloneli Jozef.

“Dokumentet do t’bâhen në Prizren. Ky âsht ni urdhën”,- tha gjenerali Harff.

-“Koha po mbaron. Ju kanë mbetë 28 minuta.”

Në atë moment shihen serbët duke u larguar me nxitim. /albeu.com/


Shtuar 12.06.2020 08:55