Vetëm dy ditë larg fluturimit të parë nga Kosova drejt Italisë

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka njoftuar se fluturimi i parë nga Kosova për në Itali do të realizohet më 21 maj.

Përmes një postimi në “Twitter” ai ka thënë se ky fluturim do t’ua lehtësojë punën kosovarëve që punojnë në Itali, transmeton “Zeri.info”.

“Lajm i mrekullueshëm! Ne i kaluam të gjitha pengesat dhe fluturimi i parë i drejtpërdrejtë Kosovë – Itali niset më 21 maj. Gjatë bllokadës ne ua siguruam kthimin përmes Tiranës të gjithë italianëve që kërkuan ndihmë. Kjo do t’i lehtësojë gjërat, duke përfshirë punëtorët kosovarë që kthehen në punët e tyre”, shkroi ai në “Twitter”.


Shtuar 19.05.2020 13:36