Ulet numri i viktimave, Italia po ngrihet në këmbë?

Të dhënat e Mbrojtjes Civile në Itali flasin për një rritje të numrit të të infektuarve, ku sot janë regjistruar 1984 persona të prekur nga koronavirusi, ndërsa dje ishin 1996.

Po ashtu, 3,343 persona janë shtruar në spital në kujdesin intensiv, 38 më pak se dje, ndërsa 27847 njerëz janë shtruar në spital me simptoma, 297 më pak se dje.

Vijon të mbetet i lartë edhe numri i viktimave, ku në njëzet e katër orët e fundit 431 njerëz kanë vdekur, dje kishte 619 viktima, duke e çuar numrin total në 19899.

34211 persona janë shëruar, ku 1677 lanë spitalin brenda 24 orësh, ndërsa dje u regjistruan 2079 njerëz të shëruar dje.


Shtuar 12.04.2020 16:25