Kapet biznesmeni në Elbasan, premtonte ndërtime pa leje

Një biznesmen është arrestuar nga Policia në Elbasan pasi akuzohet se u ofronte qytetarëve ndërtime pa lejë kundrejt parave.

44-vjecari Sulejman Shahini, pronar i një firme ndërtimi në Elbasan ka rënë në pranga

Biznesmeni u arrestua nga seksioni i krimeve ne komisariatin e policise Elbasan. Prej 6 muajsh policia e kishte nen hetim me metoda speciale dhe zbuloi se ky shtetas ne emer te firmes se ndertimit që kishte prej vitesh ne Elbasan u premtonte pronareve te bizneseve ndërtimin pa leje te objekteve apo qytetarëve që kërkonin të ndertonin shtepi pa leje ndertimi.

Sipas burimeve, 44-vjeçari Shahini kishte lidhje te forta edhe me zyrtare te INUV ne bashkinë e Elbasanit nëpërmjet te cilëve u premtonte qytetareve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje kundrejt shumave qe varjojne nga 3 mije deri ne 5 mije euro. Shahni akuzohet për veprën penale “ndërtim i pa ligjshëm”, “Dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshëm” dhe , “Fshehje e të të ardhurave”.


Shtuar 4.01.2020 21:13