U mori jetën vajzës dhe dhëndrit, çfarë po ndodh me babain mizor (FOTO LAJM)

Dita e ndërimit të viteve ishte një tragjedi për familjen shqiptare në Australi.

55-vjeçari Osman Shaptafaj, qëlloi për vdekje vajzën e tij dhe dhëndrin.

Sipas “Daily Mail”, tashmë shqiptari do të dalë para gjykatës ku do të përballet me akuzën e vrasjes së dyfishtë.

Ai nuk jetonte me vajzën, pasi Lindita Musai ishte rritur vetëm me nënën. 55-vjeçari nuk kishte precedentë të theksuar kriminalë, por vetëm një herë ishte ndaluar nga autoritetet për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Lindita Musai ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, kur ajo u ekzekutua me breshëri plumbash së bashku me burrin, Veton Musai paraditen e 31 dhjetorit. Pasi qëlloi mbi çiftin, ai tentoi të vrasë edhe veten.


Shtuar 6.01.2020 08:53