Trump akuzon përsëri OBSH-në: Jeni instrument i Kinës

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri i të infektuarve me Covid-19 e tejkalon një million vetët, më shumë se në çdo vend tjetër të botës.

Lidhur me këtë Presidenti i SHBA, Donald Trump, la të kuptohet se shifra është “tregues i mundësive superiore testuese të vendit”.

“Të mendosh që Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste sesa Kina a beson vërtet dikush këtë gjë?!” shtoi Trump.

Ai fajësoi sërisht Kinën, vendi ku raportua rasti i parë me koronavirus, si dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, lidhur me pandeminë.

“Ata na keqinformua”, tha Trump për OBSH-në, duke e quajtur atë “një instrument të Kinës”.

“Ata (Kina) nuk mund të përshëndeten rreth asaj që ndodhi dhe OBSH në thelb po bën këtë gjë”, u tha Trump gazetarëve. “Kjo krijon probleme me ne”, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji Presidenti ndërpreu fondet amerikane për organizatën, që llogaritet çdo vit nga 400 në 500 milionë dollarë. OBSH-ja thotë se po punon me partnerët e saj për të mbyllur hendekun financiar të krijuar për shkak të vendimit të administratës Trump.

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i OBSH-së. “Mund t’ua japim ato (paratë) grupeve më të vlefshme. Do të marrim një vendim në një të ardhme të afërt“, tha Presidenti Trump./VOA


Shtuar 30.04.2020 06:23